Maignan mungon 10 javë, Milani transferon Miranten

Milani e ka transferuar Antonio Miranten si transfer të lirë, pas njoftimeve se Mike Maignan do të mungojë së paku 10 javë si pasojë e ndërhyrjes kirurgjike në nyjën e dorës.

Pas dhimbjes së vazhdueshme nga një lëndim që e kishte pësuar në muajin e kaluar në Ligën e Kampionëve, francezi u detyrua të operohej.

Kështu që do të mungojë afro dy muaj e gjysmë dhe në nuk mund të luajë në dhjetëra ndeshje në të gjitha garat për Rossonerët.

38-vjeçari iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore gjatë ditës së sotme (e mërkurë) dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2022, me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Ciprian Tatarusanu është portieri i dytë i Rossonerëve dhe pritet që të mbrojë në ndeshjen e fundjavës ndaj Hellas Veronas, ku do të mungojë edhe Theo Hernandez për shkak të infeksionit me COVID-19.

Related posts

Petër Bosz e fton në skuadrë, Shaqiri pritet të debutoj të premten me Lyonin

Redaksia

Messi në bisedimet me Inter Miamin për ta mbyllur karrierën në MLS

D V

Belgjika – Franca, formacionet e mundshme të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More