Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Maji, muaji i melanomës

Si ta rrisim ndërgjegjësimin për parandalimin e kancerit të lëkurës?

Në muajin maj mbahet fushata për ngritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e lëkurës si sëmundje me ekspansion të madh. Edukimi i popullatës në përgjithësi për mënyrat e parandalimit dhe detektimit të hershëm të kancerit të lëkurës është gjithnjë më i shpeshtë edhe nga ana e farmacistëve përmes kujdesit të mirë farmaceutik. Ekspozimi i rrezeve UV është një nga faktorët kryesorë nxitës për kancerin e lëkurës, ndërsa gjithashtu edhe faktor që mund të shmanget dhe parandalohet.

Melanoma në dekadat e fundit po shënon një trend në rritje. Rritja më e madhe për të dy llojet e kancerit jo-melanomë të lëkurës (kanceri i qelizave bazale dhe kanceri i qelizave skuamoze) shënon trend në rritje tek njerëzit më të rinj se 40 vjet.

Keratoza aktinike (diellore) është gjendja më e zakonshme para-kancerogjene.

Kanceri i lëkurës është gjendje, e cila paraqitet pa dallim të ngjyrës së lëkurës. Pasi që kjo sëmundje, shpesh diagnostikohet në fazë më të vonshme tek pacientët me lëkurë më të errët. Melanoma numëron 3% nga diagnozat për kancer në popullatën pediatrike. Megjithatë, trajtimi i melanomës fëmijërore shpesh herë shtyhet për shkak të diagnozës së gabuar të lezioneve të pigmentuara.

Shkaqet për paraqitjen e kancerit të lëkurës

Numri më i madh i melanomave janë nxitur nga dielli, ndërsa është vlerësuar se afërsisht 90% nga kanceri jo-melanom i lëkurës lidhen me ekspozimin e rrezatimit UV të diellit. Popullata me mungesë të pigmentit të lëkurës në përgjithësi është në rrezik më të madh nga zhvillimi i kancerit të lëkurës për dallim nga popullata me ten më të errët. Njerëzit me ten natyral të lëkurës zakonisht mund të tolerojnë nivele më të larta të ekspozimit në diell duke mos fituar djegie të lëkurës ose rrezik të madh nga zhvillimi i kancerit të lëkurës.

Faktorët më të zakonshëm të rrezikut janë:

  • ngjyrë e hapur e lëkurës
  • sy të kaltër, të gjelbër ose kafe e hapur
  • flokë me ngjyrë të hapur
  • ndjeshmëri ndaj djegieve nga dielli
  • histori të djegieve të rënda nga dielli
  • nishane
  • pendë
  • historia familjare dhe predispozitat gjenetike

Parandalim i zhvillimit të kancerit të lëkurës

Parandalimi i kancerit të lëkurës para së gjithash është t’iu iket shkaktarëve më të shpeshtë të jashtëm dhe të bëhen vetë-kontrolle të rregullta rutinë të lëkurës dhe vizita tek mjeku për çfarë do ndryshime të dyshimta të lëkurës. Përdorim i rregullt për çdo ditë të kremërave me faktor mbrojtës (SPF dhe UVA/UVB) e redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit të lëkurës. Duhet t’i iket rrezitjes në solarium, veçanërisht tek ata të cilët kanë rrezik-faktorë të lartë.

Rekomandim i Barnatores DNA ANNI FARM është BIODERMA

Photoderm Mineral SPF50+ 100g SPF 50+/UVA 26

për zgjedhje më të madhe vizitojeni edhe barnatoren tonë online

Mega Shop – Barnatorja DNA ANNI FARM (annifarm.com.mk)

Postime të ngjashme

Kura me mjaltë dhe limon për problemet me tretjen

Lea Muslija

Mbijeton foshnja që lindi në muajin e pestë, feston 1 vjetorin e lindjes

Lea Muslija

Organet pa të cilat mund të jetojmë

Dafina Vidishiqi

Si kufjet mund të dëmtojnë ngadalë dëgjimin, me kalimin e kohës!

Dafina Vidishiqi

Ndikimi i temperaturave të larta në shtypjen e gjakut

Dafina Vidishiqi

Vetitë e kivit në zbardhjen e lëkurës/ Mënyra natyrale në shtëpi

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...