Agjencia Zhurnal.mk

Majk publikon fotografi nga pushimet: Pozitivitet, por jo coronë

Ata vetëm pak ditë më parë sollën një nga projektet më të pëlqyera e një nga hitet e verës.

Fjala është për reperët e popullarizuar shqiptarë, Ghetto Geasy dhe Majk, të cilët para pesë ditëve lansuan këngën e re “Zhytem”(Je t’aime).

Derisa po shijon sukseset e këngës së re, e cila ka arritur afro katër milionë klikime në YouTube, Majk ka nisur pushimet në një nga bregdetet shqiptare.

Ky i fundit ka ndarë një fotografi në InstaStory, ku inkurajon fansat që të jenë sa më pozitivë përkundër situatës që është krijuar me COVID-19.

“Pozitivitet ama jo corona”, ka shkruar ai krahas imazhit të publikuar me 592 mijë ndjekësit e tij.

Kastriot Rexha (emri i vërtetë i reperit) edhe më herët ka ironizuar me coronavirusin duke thënë se, “Ende mendoni se një maskë ju shpëton nga vdekja?”.

Ndërkaq, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 3 mijë e 508, 1 mijë e 902 prej të infektuarve janë shëruar, kurse janë regjistruar edhe 75 raste të vdekjeve të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!