Kandidati i Partisë Socialiste në Kavajë, Pandeli Majko deklaroi sot në një takim me të rinjtë në Spille, ku mori pjesë edhe kryetari i PS, Edi Rama se, jemi një hap larg Bashkimit Evropian.
“Ne nuk kemi kundërshtarë sot ata të cilët përpiqen t’u thonë se e kaluara është më e mirë sesa e ardhmja. Ne problemin kryesor e kemi me zgjidhjen e shqetësimeve bazë që ju keni, jo vetëm për shkollën, por edhe për standardet dhe cilësinë e jetës, duke trokitur në dyert e shtëpisë më të madhe dhe më të pasur të botës me emrin Bashkimi Evropian. Jemi një hap afër”, tha Majko.
“E kemi humbur këtë shans kur ne me shokun tim këtu kemi qenë të rinj, por në atë kohë në 96-ën, kryeministër ishte ky që sot është kryetari i opozitës. Pastaj ndodhi 97-a dhe ne të politikës treguam se shpesh jemi një përplasje midis gjysmakësh dhe çyrykësh dhe ju na shikoni si njerëz të cilët nuk ju kuptojmë, por e vërteta e vërtetë është se sot kemi ardhur t’u themi se ju kuptojmë shumë mirë dhe kemi një çështje të hapur e cila është të qenit pranë jush”, tha Majko.