Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Majko kritikon përdorimin e fjalës “emigrant”: Nuk mund të presim konsensusin me opozitën për votën e shqiptarëve jashtë vendit

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka folur për interpelancën e thirrur nga opozita për votën e emigrantëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në fjalën e tij në Kuvend, korrigjoi opozitën parlamentare duke thënë se duhet shmangur përdorimi i fjalës “emigrant” pasi flitet për shqiptar me banim jashtë vendit.

Ndërsa theksoi se ka informuar rregullisht KQZ, si dhe shtoi se nuk ka asnjë problem ligjor në lidhje me votimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit për zgjedhjet e 25 Prillit. Majko shtoi se nuk mund të pritet konsensusi me opozitën për të realizuar të drejtën e votës së shtetasve jashtë vendit.

Pandeli Majko: Problemet e cituara në interpelancë nuk ishin të adresuara. Duhet shmangur përdorimi i fjalës emigrant, por bëhet fjalë për shqiptarë me banim jashtë vendas. Në ligjin për çështjen e  votuesve jashtë vendit janë miratuar dy nene, të cilat përfshijnë procedurën e vlerësimit dhe votimit jashtë vendit.

Si ministër i shtetit për diasporën kam raportuar rregullisht me paraqitje në komision dhe me shkrim cdo tre muaj për komisionin e politikës së jashtme me një bulletin të posaçëm. Kuvendi ka miratuar më 23 korrik 2018 rezolutën për reformën e politikës shtetërore për diasporën. Për zbatimin e kësaj rezolute kam raportuar pranë kryetarit të kuvendit.

Për interesimin e grupit të deputetëve për procesin e votimit jashtë vendit në zbatim të kodit zgjedhor ju informoj se kam qenë dhe jam në komunikim të rregullt me KQZ dhe strukturat përgjegjëse. KQZ aktual po paguan çmimin e sorollatjeve të politikës të reformës zgjedhore, megjithëse për realizimin e saj komisioni i reformës zgjedhore u krijua në mënyrë të paprecedentë që në hapjen e mandatit të këtij kuvendi, në të diskutimet kanë qenë të zgjatura dhe pa vendimmarrje.

Kriza politike që u krijua me largimin e partive opozitare nga kuvendi e ktheu vonesën e diskutimit për reformën zgjedhore në fakt. Reforma zgjedhore u realizua falë konsensusit në momentin e fundit dhe presionit të perëndimit në qershor të vitit të kaluar. Votimi i shtetasve jashtë vendit nuk ka asnjë problem ligjor për tu zhvilluar në zgjedhjet e 25 prillit. Arsyetimi më i fundit që vjen nga KQZ se për të realizuar të drejtën e votës të shtetasve jashtë vendit duhet të pritet konsensusi i partive politike është anti ligjor. Imagjinoni që ky standard të përdorej për ligjet që miratohen në kuvendin e Shqipërisë pa konsensusin e opozitës. Duke qenë se partitë opozitare jashtë kuvendit janë shprehur kundër sistemit të ndryshuar zgjedhor, i bie që zgjedhjet të mos realizohen.

Postime të ngjashme

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

D V

Raporti i OSBE për zgjedhjet në Shqipëri, vjen reagimi i parë nga SHBA

D V

Rama takohet me Zaev, ja axhenda e Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal

D V

Pipero, thirrje për t’u vaksinuar: Varianti “Delta” është shumë i transmetueshëm!

D V

Nesër minishengenit do t’iu ndryshohet emri, Rama nuk e komenton kryeministrin Kurti për mospjesmarrje

D V

Shënohet viktima e parë nga COVID-19 në Shqipëri pas një muaji

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...