Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Makarona me proshutë dhe ajkë kosi të mbushur me salcë kërpudhash

Vakt i shpejt, i shijshëm me makarona me të cilin do të kënaqet e gjithë familja

Përbërësit:

– 200 g makarona;
– 1 vezë;
– 200 g ajkë kosi;
– 2 lugë përbërës nga qesja e kërpudhave;
– 3 kastravecë turshi;
– 150 g proshutë (kube);
– 200 ml qumësht
– pak djathë;
– kaçkavall

Përgatitja:

Makaronat kulloni dhe ftohni pak. Vezët tundni dhe shtoni ajkën dhe homogjenizoni.

Proshutën dhe kastravecët pritni në kube. Të gjitha hidhni në makarona.

Në qumësht shtoni 2 lugë përbërës kërpudhash. Edhe këto hidhni në makarona. Të gjitha bashkoni.

Tepsinë lyeni me vaj dhe qitni në të makaronat. Sipër mund të shtoni pak kube të mëdha djathi dhe kaçkavall të grirë në rende.

Piqni në 220 gradë Celsius 40-50 minuta.

Kur të ftohen shërbeni dhe kënaquni me shijen e mrekullueshme.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

Kek me Milka dhe fruta pylli

D V

Byrek me qepë të njoma dhe oriz

D V

Cheesecake me çokollatë të zezë dhe luleshtrydhe

D V

Fërgesë verore; Receta më e mirë për këtë stinë

D V

Ramstek me gjalpë të aromatizuar

D V

Kura e 40 arrave të pabëra, receta natyrale që duhet të përdorë kushdo që vuan nga tiroidet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...