Agjencia Zhurnal.mk

Makina e re SUV nga Toyota është parë duke u testuar në rrugë me borë

Kjo makinë SUV me përmasa të vogla, ishte planifikuar të shfaqej në Geneva Motor Show

Toyota kishte planifikuar që këtë makinë të bazuar në modelin Yaris, ta shfaqte në Geneva Motor Show, por pasi ky aktivitet u anulua, mbeti pa u shfaqur edhe ky model, transmeton Telegrafi.

Derisa prodhuesit kanë gjetur mënyra tjera për prezantim, Toyota ka zgjedhur të mos e shfaqë këtë crossover edhe për një kohë.

Por, kjo nuk do të thotë se nuk është duke e përgatitur për treg, pasi kjo makinë SUV është parë duke u testuar në rrugë me borë, që lë të kuptohet se Toyota ende nuk e ka përfunduar në tërësi.

Shtresat e kamuflazhit, nuk ia kanë fshehur kësaj makine mbrojtëset shumë më të mëdha, si dhe platformën që e ka shumë më të ngritur se sa Yaris.

Të gjitha të dhënat lidhur me këtë makinë, për të cilën Toyota nuk ka treguar as se si do të quhet, vazhdojnë të mesin të panjohura.

Në një të ardhme të afërt, kur Toyota të ketë përfunduar me testimin e kësaj makine SUV, pritet të tregojë edhe specifikat dhe dukjen që do ta ketë. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...