Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Makina elektrike për më pak se 10 mijë euro po vjen në Evropë

Makina e vogël elektrike Eli Zero do të hyjë në tregun evropian deri në fund të vitit.

Shumë gjëra po ndodhin në tregun e makinave elektronike.

Disa modele të reja dhe të vogla po vijnë gjithashtu në treg, kryesisht makina për zonat urbane, transmeton Telegrafi.

Dhe makina elektrike Eli Zero, një mini-makinë e lirë për 2 persona, do të jetë në dispozicion së shpejti me një çmim më pak se 10,000 euro.

Pasi që koncepti u prezantua në vitin 2017, por fillimisht nuk dukej se u prit mirë nga tregu, makina  Eli tani me sa duket dëshiron të provojë përsëri.

Për automjetin ultra kompakt, i cili është i gjatë 2.25 metra, 1.38 metra i gjerë dhe 1.58 metra i lartë, është e mjaftueshme që të ketë një patentë shofer mopedi.

Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 45 km / orë, gjë që sugjeron përdorimin në zonat urbane ose për distanca të shkurtra.

Makina ofrohet në 2 versione. Bateria 8 kWh premton një gamë prej 110 km, ndërsa modeli 5.8 kWh zgjat 80 km.

Postime të ngjashme

Fordi nis prodhimin e versionit të ri të veturës më të shitur në SHBA

S.B.

Volkswageni paralajmëron dy modele të reja elektrike

S.B.

Shitjet e automjeteve BMW në maksimumin historik

R Zh

Shitjet e veturave në Gjermani rriten me 36% në mars

S.B.

Qëndronte i “konservuar” për 35 vjet, zbulohet një Porsche super i rrallë – një makinë që përmbante një mrekulli të vërtetë

S.B.

Djali me një Lamborghini Urus kërcen mbi një Lamborghini Aventador

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...