Agjencia Zhurnal.mk

Makina godet një 10 vjeçar në bulevardin “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin”

Shkup, 25 janar – Një fëmijë i moshës 10-vjeçare është lënduar rëndë në një aksident trafiku në bulevardin “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” në Shkup.

MPB-ja bëri të ditur se mbrëmë në orën 21:15 ishte denoncuar se në bulevardin “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” një automjet i markës “Mazda” me targa të Shkupit i drejtuar nga D.D. (32) nga Shkupi kishte goditur fëmijën këmbësor të moshës 10-vjeçare. Në këtë aksident fëmija kishte marrë lëndime të rënda trupore, pas çka ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për dhënien e ndihmës mjekësore.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ekipi mbikëqyrës i SPB Shkup.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...