Agjencia Zhurnal.mk

Makraduli: Plani për “ajër të pastër” realizohet, epidemia Kovid-19 nuk ndikon në investimet

Manastir, 3 korrik – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor realizon  disa eko-projekte  në Manastir dinamika e të cilave  po realizohet falënderim i  bashkëpunimit me vetëqeverisjen lokale, deklaroi zëvendësministri i MMJPH, Jani Makraduli gjatë vizitës së sotme në këtë qytet.

Në suaza të planit për ajër të pastër në vitin 2020, MMJPH do të investojë 1,5 milion denarë për fasadë të re dhe çatinë e shkollës së mesme  të mjekësisë “Dr, Jovan Kalauzi”, konfirmoi Makraduli në Manastir.

“Pa dallim të ribalancit i cili i preku  të gjitha sektoret në buxhetin qeveritar për vitin 2020, plani “Për ajër të pastër” mbeti i njëjtë  dhe kjo është dëshmi më e mirë se Qeveria  fuqishëm mbeti  në përcaktimin për zvogëlim të aerondotjes. Epidemia Kovid-19 nuk ndikon mbi investimet kapitale, dhe në atë kuptim ne dhamë detyrë të mos ekzistojë  objekt shtetëror i cili  nuk është me efikasitet energjetik. Treguam se mund ta bëjmë atë dhe do të vazhdojmë  me implementimin e planit “Për ajër të pastër” i cili i ka tre komponente, përkatësisht  zëvendësim i burimeve  joekologjike të ndotjes, efikasitet energjetik dhe gjelbërim”, potencoi Makraduli.

Zëvendësministri i MMJPsë Jani Makraduli gjatë vizitës në Manastir i vizitoi  PN “Pelister” dhe NP “Strezhevo”, dhe  konfirmoi  se stacioni pompues në fshatin  Lisolaj është vendosur dhe furnizuar, projekt i realizuar përmes MMJPH-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!