Agjencia Zhurnal.mk

Makron kërkon riparimin e “Notër Dam” në pajtim me pamjen paraprake

Presidenti i Francës Emanuel Makron vlerëson se kulla e katedrales “Notër Dam”, që është djegur nga zjarri në prill të vitit 2019 dhe pjesët tjera të dëmtuara të kishës së njohur parisien duhet të riparohen në pajtim me pamjen e mëparshme të saj, deklaroi një burim i Pallatit të Eliseut.

Paraprakisht Makroni theksoi se kulla e shkatërruar nga shekulli 19 po zëvendësohet me kullë në stil më modern.

Pas konsultimeve me Komisionin nacional për arkitekturë dhe trashëgimi kulturore, presidenti ka ndryshuar mendjen. Tani Makroni vlerëson se është në përputhje me hapësirën përreth të Notër Dam të rregullohet në stil bashkëkohore.

Kjo do të bëhet së bashku me qytetin e Parisit.

Pallati i Eliseut nuk përjashton krijimin e muzeut të kushtuar restaurimit të Notër Dam. Zjarr i madh ka shpërthyer më 15 prill të vitit 2019 në katedrale. Tërësisht e shkatërroi çatinë e drurit dhe kullën 93 metërshe. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!