Makron: Në samit në plan të parë u gjetën edhe diskutimet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Paris, 6 tetor – Presidenti francez Emanuel Makroni para kthimit në Paris u përqendrua në Samitin në Bërdo, duke thënë se ka pasur diskutime të mira për Ballkanin dhe zgjerimin, por se janë paraqitur shumë situata të ndërlikuara, ashtu që sot në plan të parë në tryezë u gjetën edhe diskutimet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

“Patëm një diskutim shumë të bukur për Ballkanin dhe perspektivat për zgjerim. Kemi shumë situata të ndërlikuara midis disa vendeve. Diskutimet Kosovë-Serbi, gjegjësisht Prishtinë-Beograd mbesin shumë të ndërlikuara   dhe të tensionuara. Kaluam një kohë të gjatë me udhëheqësit e tyre, së bashku me kancelaren Merkel”, tha Makroni.

Ai i theksoi edhe diskutimet të cilat po zhvillohen midis Shkupit dhe Sofjes, duke theksuar se nevojitet t’i jepen perspektiva afatgjate për rajonin.,

 “Sot në plan të parë në tryezë u gjetën dhe diskutuam midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të përparojmë lidhur me këtë çështje. Por, dëshira jonë është t’u jepen perspektiva të vërteta afatshkurta për Ballkanin. Ai është në Evropë, Ballkani Perëndimor është në Evropë”, deklaroi Makroni.

Presidenti francez është i shqetësuar nga kthimi i historisë dhe tensioneve të mëdha në rajon, duke u angazhuar për qasje të përbashkët të pakicave në të gjithë rajon.

 Sipas Emanuel Makronit, Bashkimi Evropian ka dy sfida, reforma e institucioneve të tij dhe zgjerimi.

 “Mendoj se BE-ja ka dy sfida, edhe pse ka shumë të tjera nëse shihen të gjitha çështjet, por në planin institucional ka dy. Së pari duhet të zgjerohemi dhe të kemi diskutime me fqinjësinë, veçanërisht me Rusinë dhe Turqinë. Dhe njëkohësisht duhet thellësisht ta transformojmë funksionimin tonë të përbashkët, që tashmë është shumë vështirë me  27 vendet anëtare, këtë e shihni mirë. Ne e kemi këtë detyrë të dyfishtë, e cila mendoj se është komplementare”, theksoi Makroni.

 Presidenti i Francës vlerësoi se  ky është samit në të cilin u përpiluan strategjitë të BE-së, mes të cilave edhe agjenda për zgjerim.  

Related posts

Dimovski: Pse po diskutohet për propozimin portugez, kur Bullgaria tashmë e ka refuzuar atë?

D V

Arsovska: Ka potencial për dyfishimin e këmbimeve tregtare me Kroacinë

Z H

ASH: Me aktgjykimin për lirimin e Mijalkovit, koalicioni LSDM-BDI dha frytin e rradhës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More