Opsesioni im është që vendi ynë të dalë nga kriza. Qëllimi kryesor tani është të kufizohet sa është e mundur më shumë progresi i Kovid-19, pa në këtë rast sërish të ndërpritet jeta ekonomike e vendit, tha presidenti i Francës Emanuel Makron.
“Dita kur do të arrijmë ta parandalojmë këtë virus, do të jemi më të fuqishëm që të mundemi edhe më intensivisht t’i aktivizojnë të gjithë motorët e ekonomisë”, tha Makroni.
Që të arrihet kjo, ai tha se mbahen takime disa herë në javë. “Ne marrim vendime. Ato janë të rëndësishme”, tha Makroni, duke shtuar se çdo të enjte, gjatë konferencës tradicionale për shtyp të kryeministrit Zhan Kasteks dhe ministrit të Shëndetësisë Olivie Veran, sqarohen vendimet.