Agjencia Zhurnal.mk

Makron-Plenkoviq: Ndryshimi i metodologjisë negociuese – parakusht për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Paris, zhurnal.mk – Zgjerimi i BE-së dhe ndryshimi i metodologjisë së procesit inkuadrues, është parakusht që Franca të pranojë të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ishin ndër pikat kryesore të takimit të presidentit francez Emanuel Makron me kryeministrin kroat Andrei Plenkoviq në Paris.

“Diskutuam për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si përparohet në modifikimin e metodologjisë së negociatave inkuadruese dhe përpara Samitit (të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në maj) në Zagreb …, të krijojmë atmosferë që ato vende të cilët kishin rezerva, të pajtohen për vazhdimin e procesit të inkuadrimit. Ky ishte thelbi i bisedës sonë për këtë temë”, tha Plenkoviq pas drekës së punës me Makronin në Pallatin e Eliseut.

Makroni deklaroi se dëshiron që Samiti në Zagreb të jetë i suksesshëm dhe se ndryshimi i metodologjisë të procesit negociues është parakusht për fillimin e negociatave me vendet kandidate për anëtarësimin në BE.

“I ndaj përpjekjet tuaja për të arritur unitet në Samitin e Zagrebit në maj dhe ai të jetë i suksesshëm për Evropën. Franca ka propozuar metodologji të re, në mënyrë që procesi i zgjerimit të mos jetë vetëm proces burokratik, por rrugë e vërtetë politike për të ecur përpara, që mund të jetë edhe i përshpejtuar edhe reverzibil, që përmban kushte, por edhe përfitime konkrete për vendet kandidate”, tha Makron.

Në Samitin e BE-së në tetor, Franca e bllokoi fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kroacia, e cila e ndërmor kryesimin gjashtëmujor me Unionin më 1 janar, megjithatë dëshiron ta zhbllokojë këtë proces.

“Jam i kënaqur që presidenti Makron shprehi optimizëm për të pasur sukses në Samitin e Zagrebit. Për ne ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në interes tonin është këto vende të jenë stabile, të ndërmarrin reforma ekonomike dhe sociale”, shtoi Plenkoviq.

Ai potencoi se Makroni ka biseduar edhe për sfidat kryesore të kryesimit kroat me Unionin, për përgatitjet e samitit në maj dhe për Konferencën për ardhmërinë e Evropës, për Bregzitin, si dhe për marrëdhëniet bilaterale.

Makroni, nga ana e tij, potencoi se dëshiron të punojë në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe paralajmëroi se krahas asaj që do të vijë në Zagreb në Samitin në maj, planifikon ta vizitojë Kroacinë në vizitë kthyese bilaterale.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...