Agjencia Zhurnal.mk

Makron po mban peng Maqedoninë e Veriut në tentativë të bëj presion për integrim më të thellë të BE-së

Paris, 21 qershor – Emanuel Makron të mërkurën ishte akuzuar se po mban peng Maqedoninë e Veriut për të realizuar ëndërrën e tij për politikë integrimi më të afërt mes vendeve të BE. Presidenti francez që njihet si një europian i devotshëm ishte akuzuar se bllokon bisedimet dhe anëtarësimin me BE. Brukseli shfrytëzoi anëtarësinë e BE që të bind Maqedoninë e Veriut të pranojë reforma të gjera përfshirë këtu edhe ndryshimin e emrit që të vendos fund konfliktit me Greqinë.

‘Kjo është një shuplakë për Maqedoninë e Veriut e cila bëri të gjitha ashtu si duhet’, thekson një burim nga BE.

Në janar parlamenti në vend votoi ndryshimin e emrit nga IJRM, si rezultat i kësaj Greqia e cila ka rajon me emrin Maqedoni tërhoqi veton për mbështetjen e vendit drejtë BE dhe NATO.

KE ishte shumë e ashpër pasiqë ministrat e jashtëm të BE shtynë hapjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mbledhjen e Luksemburgut pasiqë të mbarojnë zgjedhjet europiane në maj.

Diplomatët e BE theksojnë se kjo është nëj arsye për të shtyrë hapjen e bisedimeve pasiqë parlamenti gjerman duhet të ketë kohë që të merr vendim për hapjen e bisedimeve e pritet që Bundestagu të përkrahë këtë vendim.

‘Problem duket se është Franca, linja e tyre është që mos ketë zgjerim derisa BE mos ketë reforma, sepse mbahen Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria si pengje’.

Macron ka kërkuar buxhet të përbashkët për eurozonën dhe ministër të financave për gjithë vendet me një valutë. Zëdhënësi i qeverisë francize theksoi se ‘Ashtu si ka thënë presidenti në disa raste procesi i zgjerimit duhet të shihet si prioritet i BE dhe të shihet se funksionimi i saj është i mirë’.

Madje edhe nëse hapne bisedime do duhet shumë vite që këto vende të bashkangjiten e që më pas BE të mendojë edhe për zgjerimin me Serbinë dhe Malin e Zi. Zgjerimin e BE e përkrahë Britania e Madhe e cila anëtarësimin e sheh si stabilizim të rajonit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korupsionit. Serbia që më parë duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës si një kandidat potencial për anëtarësim.

Makronit që është në samit në Bruksel i konvenon të merr pozicion të fuqishëm kundër zgjerimit për shkak të sfidave antiemigrim që ka pas protestave të shumta nga protestat nacionale të Marin le Pen. Kjo parti e fitoi Makronin që doli në vendin e dytë në zgjedhjet europiane por ai e sheh veten lartë në pozita europiane pas mbarimit të procesit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...