Maqedoni

Makron uron presidentin Pendarovski për ditën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Zhurnal Ads

Shkup, 7 shtator – Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës së Francës, Emanuel Makron me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë, i dërgoi urim presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Më lejoni në emër të Francës dhe në emrin tim personal t’Ju uroj Ditën nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. E shpreh edhe tërë solidaritetin tim si dhe solidaritetin e popullit francez ndaj popullatës së Maqedonisë, e cila gjithashtu është e goditur nga pandemia me Kovid-19. Ua dërgoj edhe falënderimin tim të përzemërt për ndihmën gjatë repatriacionit të shtetasve francezë dhe evropianë në fillim të krizës. Bashkimi Evropian, duke miratuar mbi 3 miliardë euro për ndihmë vendeve nga Ballkani Perëndimor në përballjen me këtë krizë pa precedent, e tregoi përkushtimin e tij të plotë për këtë rajon”, shkruan Makroni në urim.

Presidenti francez dëshiron marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve të vazhdojnë të përforcohen.

“Strategjia franceze për Ballkanin parasheh mbështetje të përforcuar të Francës për zhvillim ekonomik dhe social të rajonit, falë aktiviteteve të ardhshme të Agjencisë franceze për zhvillim në Maqedoni të Veriut në fushën e zhvillimit të përhershëm”, thekson Makron në urim.

Ky vit, 2020, siç shkruan presidenti francez, ishte etapë e rëndësishme në afrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, e cila u bë anëtarja e 30-të e Aleancës atlantike më 27 mars të këtij viti. Ai e përshëndeti vendimin e 25 marsit të Këshillit të BE-së për hapje të negociatave për anëtarësim të vendit tuaj.

“Të jeni të bindur se e keni tërë mbështetjen time për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Pas vendimit të Këshillit më 25 mars, dëshiroj sa më shpejt të konfirmohet korniza negociuese. Franca do të ndjekë nëse i njejti në mënyrë adekuate e reflekton metodologjinë e re për zgjerim dhe do të vazhdojë t’i mbështesë reformat e domosdoshme për arritje të përparimit të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, posaçërisht në fushën e sundimit të së drejtës e cila është thelbi i vlerave evropiane”, shkruan në urim presidenti francez, Emanuel Makron.

Postime të ngjashme

Pendarovski-Varhei: Raporti jep shtytje për intensifikim të mëtutjeshëm të reformave

XH,I

Dita e dytë e “Fundjavë pa TVSH”, llogaritë fiskale duhet të skenohen në afat prej tre ditëve

T E

Vendit i kërkohet të ketë administratë moderne dhe efikase

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...