Maksim Dimitrievski po blen vota, akuzuan nga LSDM-ja e Kumanovës

Shkup, 13 tetor – Opinioni kumanovar dhe maqedonas dje dëgjoi se si një kandidat për këshilltar, drejtor i një shkolle fillore dhe bashkëpunëtor i afërt i Maksim Dimitrievskit është duke treguar për blerjen e votave. Çmimi i një vote është 500 denar plus 500 denar për ndërmjetësuesin , tha sot në pres konferencë, deputetja nga LSDM-ja, Lidija Tasevska, transmeton Almakos.

 

Bashkëpunëtor i afërt i Maksim Dimitrievski po bën tregti me blerjen e votave, akuzoi Tasevska.

“Kjo, të nderuar, është e turpshme, e papërgjegjshme dhe para së gjithash një veprim i jashtë ligjshëm i Maksim Dimitrievksit dhe ekipit të tij. Ky është një veprim tipik regjimi nga vitet më të këqija të regjimit. Me sjelljen e këtillë, Maksim Dimitrievski e tregoi fytyrën e vërtetë të tij dhe edhe njëherë dëshmoi se nuk është socialdemokrat ashtu si paraqitet”, shtoi Tasevska.

Ajo i ftoi organet kompetente që menjëherë të veprojnë pas këtij rasti, të hapet hetimi dhe të vërtetohet përgjegjësia si dhe të vijojnë sanksione adekuate.

Related posts

Pa ujë nesër do të jetë fshati Bojanë në Saraj

D V

Deputetët për herë të pestë debatojnë për ribalancin plotësues të Buxhetit

Z H

Nga gjithsej 330 mijë të vaksinuar, 92 prej tyre janë të infektuar me Covid-19

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More