Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Maksuti për Zhurnal: Assesi nuk lejohet anëtarë partiak të zgjedhen si gjykatës kushtetues

Shkup, 9 qershor – Zhurnal.mk – Pasi në Gjykatën Kushtetuese tre gjykatësve u përfundoi mandati (Nikolla Ivanovski, Sali Murati dhe Elena Gosheva), Gjykata tani po funksionon vetëm me gjashtë gjykatës. Sipas rregulloreve për funksionim normal të seancave gjyqësore, nevojiten së paku 6 vota “PËR” që një procedurë të shkojë përpara. Nëse edhe 1 gjykatës mungon, atëherë stagnon dhe puna në Gjykatë.

Pasi në Gjykatën Kushtetuese nuk kishte aplikime të reja për gjykatës, LSDM vendosi që të propozojë dy anëtarë të partisë së tyre në këto pozita. Ata janë Cvetanka Ivanova dhe Vasko Talevski.

Cvetanka Ivanova është edhe sekretare gjenerale e Kuvendit ndërsa është dhe anëtare e afërt e LSDM-së ndërsa Talevski është avokat dhe së fundmi ishte anëtar i bordit eksekutiv të LSDM-së dhe anëtar aktual i organizatës komunale LSDM-Manastir.

Partia opozitare VMRO-DPMNE dje nuk lejoi Kostadin Kostadinovin e LSDM-së që të propozojë të lartë përmendurit si gjykatës kushtetues.

Nga VMRO-DPMNE madje akuzojnë se Ivanova ka fituar disa tenderë nga pushteti, me anë të kompanisë së djalit të saj “Dikor CD” nga Strumica, dhe është partner në biznesin me Trajçe Zaev në kompaninë “OMNI GRADBA” e cila meret me ndërtimtari.

Nga VMRO pyesin se interesat e kujt do t’i mbrojë Ivanova? Të shtetit dhe qytetarëve apo të Zoran Zaevit?

Çfarë parasheh Kushtetuta për emërimin e gjykatësve kushtetues?

„Funksioni gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me ushtrimin e funksionit dhe profesionit tjetër publik ose me anëtarësimin në parti politike. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese gëzojnë imunitet. Për imunitetin e tyre vendos Gjykata Kushtetuese. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk i nënshtrohen detyrimit në forcat e armatosura. Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese i pushon funksioni nëse paraqet dorëheqje. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese do të shkarkohet nga detyra nëse dënohet për vepër penale me dënim të pakusht me burg me më së paku gjashtë muaj ose kur përgjithmonë do ta humb aftësinë për ushtrimin e funksionit të tij, të cilën e verifikon Gjykata Kushtetuese”, thuhet në nenin 111 të Kushtetutës së RMV-së.

Eksperti juridik dhe njohës i mirë i Kushtetutës, Mersim Maksuti, në një deklaratë për Zhurnal, është shprehur se personat të cilët zgjedhen për gjykatës kushtetues, assesi nuk guxojnë të kryejnë dhe funksione tjera.

Të njejtit sipas tij, në rast emërimi si gjykatës kushtetues, duhet të japin dorëheqje nga të gjitha funksionet tjera.

“Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, neni 111 më sakt parasheh që funksioni i ushtrimit gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është i pa pajtueshëm me ushtrimin e çdo funksioni tjetër publik por edhe të anëtarësimit në parti politike. Këtë Kushtetuta e përcakton në mënyrë decide. Në rastin konkret, nëse ndonjëri nga të propozuarit është marë me veprimtari politike apo është anëtar i ndonjë partie politike, në momentin kur zgjedhet gjykatës kushtetues duhet patjetër të dorëhiqet nga të gjitha postet tjera. Kushtetuta lejon të kandidojë vetëm nëse ka dhënë dorëheqje nga funksionet tjera”, ka deklaruar Maksuti për Zhurnal.

Thirrjet për depolitizim të Gjykatës dhe tentativat për të futur njerëz partiak në Gjykatë

Profesori universitar Mersim Maksuti shprehet se në rastin konkret këto propozime paraqesin influencë të drejt për drejtë mbi punën e gjyqësorit, e nga ana tjetër vazhdimisht flasin për depolitizim të Gjykatës.

“Në aspektin tjetër kjo aspak nuk është e qëndrueshme sepse ne vazhdimisht flasim për reforma në gjyqësi gjithë kohën flasim për sundimin e së drejtës dhe mos cenim të pavarësisë së gjyqësorit dhe në rastin konkret këto propozime paraqesin influencë të drejtë për drejtë mbi punën e Gjykatës, institucionin më të lartë që interpreton Kushtetutën. Kjo është e keqja që ata po fusin kuadro partiake dhe ushtron influencë politike mbi gjykatën, ndërsa vazhdimisht flasim për depolitizim të gjykatave. Gjykatësit duhet të jenë krejtësisht të depolitizuar”, ka deklaruar Maksuti për Zhurnal.

VMRO-DPMNE ndërkohë nuk kanë qëndruar duar kryq dhe kanë dërguar një letër deri te euro ambasadori David Geer. Nga ai ata kërkojnë të angazhohet për mbrojtjen e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese.

Në letër ata argumentojnë se Ivanova nuk ka asnjë përvojë praktike në gjyqësi dhe e përjashtojnë atë si juriste e theksuar si kusht për t’u emëruar në ato pozita.

VMRO pohon se me zgjedhjen eventuale të Ivanovës dhe Talevskit si gjykatës kushtetues, do të bëhet devalvim dhe partizim i GJykatës Kushtetuese me çka do të shkelet pavaërsia e këtij organi.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

Gjykatësit me rritje të pagave prej 15% deri në vitin 2022

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...