Agjencia Zhurnal.mk

Maksuti: Zgjedhjet ndikojnë në proceset gjyqësore

Shkup, 9 nentor – Shpallja e dates së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare gjashtë muaj më herët, mund të ketë ndikim të drejtëpërdrejt në zhvillimin e procedurave gjyqësore, e sidomos për lëndët që u ngritën nga Prokuroria Speciale. Kjo mund të ndikojë edhe në zgjatjen dhe mos përfundimin e tyre në afat të arsyeshëm vlerëson Eksperti Juridik Mersim Maksuti.  

“Zgjedhjet dmth kanë qenë process i rëndësishëm në jetësimin e demokracisë dhe proceseve demokratike por edhe që ka dhënë ndikim në gjith institucionet e vendit në gjithë funksionimin e institucioneve stabilitetit politik në tërësi dhe pa mëdyshje edhe në proceset gjyqësore aq më tepër zgjedhjet mund të themi se drejpërdrejt kanë inpakt apo ndikim në mbarvajtjen e proceseve gjyqësore në të gjitha procedurat penale që janë duke u zhvilluar momentalisht në RMV”, tha Mersim Maksuti, ekspert juridik.  

Maksuti poashtë vlerëson se periudha parazgjedhore mund të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë edhe në ngadalësimin e reformave në sistemin e drejtësisë.   

“Vetë klima parazgjedhore në të cilën gjendet Maqedonia e Veriut për momentin,  pamëdyshje ndikon edhe në reformat që duhet të bëhen më tej në këtë vend dhe unë nuk pres që në këtë fazë, në prag të zgjedhjeve që vendi të hyjë të bëjë rëforma të mirfillta. Ne nuk ishim në gjendje, për fat të keq nuk bëmë reforma në periudhën që kaluam ku gjithë sytë e qytetarëve dhe opinionit ndërkombëtarë ishin të orinetuara tek institucionet tona, tek partitë politike, tek Kuvendi që të bëjë reformat e duhura dhe një herë e përgjithmonë të niset shteti në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe funksionimit të zbatimit të ligjit”, tha Maksuti.  

Maksuti poashtu potencon se ngecja e reformave që janë theksuar si të domosdoshme nga zyrtarët e BE-së, mund të shëndrrohet në sfidë të re në rrugën e eurointegruese të vendit. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...