Malaj prezanton kreun e ri të Tatimeve: Prioritet, shërbimi ndaj tatimpaguesve

nga D V

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot drejtorin e ri të përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj.

Gjatë fjalës së tij, ministri Malaj tha se Administrata Tatimore ka nevojë për një qasje të re menaxheriale, veçanërisht në kuadër të proceseve integruese.

“Prioritet i punës do të jetë jo vetëm përsosja e performancës, cilësia e shërbimeve ndaj tatimpaguesve, por edhe garantimi i zbatimit me sukses i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, që do të shërbejë si një udhërrëfyes për miradministrimin fiskal dhe rritjen e të ardhurave”, tha ai.

Nga ana e tij, kreu i ri i DPT-së, Ilir Binaj, vlerësoi besimin e dhënë dhe kërkoi angazhim të shtuar sa i përket përmirësimit administrativ, luftës kundër evazionit fiskal dhe informalitetit.

Binaj ka një karrierë të spikatur akademike dhe profesionale në fushën e kontabilitetit. Ai është anëtar i Institutit Amerikan të Kontabilistit Publik të Certifikuar (AICPA), anëtar i Institutit të Audituesve të Brendshëm (IIA), Kontabilist i Certifikuar Publik (CPA) në Kaliforni, Kontabilist i Certifikuar Global i Menaxhimit (CGMA) në Mbretërinë e Bashkuar dhe Ekspert i Autorizuar i Kontabilitetit (EKR) në Shqipëri.

Drejtoresha e komanduar, Elidjana Çela do të vijojë tashmë të mbajë detyrën e Drejtoreshës së Tatimpaguesve të Mëdhenj, për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë ushtrimit të detyrës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More