Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Malajzia dërgon aeroplanë luftarakë pasi Kina futi 16 aeroplanë në hapësirën e saj

Malajzia aktivizoi aeroplanë luftarakë për t’iu përgjigjur hyrjes masive të aeroplanëve kineze në hapësirën ajrore malajziane. Autoritetet e Malajzisë thanë se ky ishte kërcënim serioz për sovranitetin dhe sigurinë e fluturimeve.

Sipas Forcave Ajrore të Malajzisë, incidenti ndodhi të hënën, kur radarët e saj vërejtën një grup të aeroplanëve kinezë afër Luconia Shoals, rajon i pasur me peshq në Detin Jugor të Kinës, ku shtetet kanë mosmarrëveshje kufitare.

Malajzia tha se përpjekjet për të vendosur kontakt me aeroplanët kinezë dështuan, prandaj forcat ajrore dërguan aeroplanë luftarakë për identifikimin e tyre. Autoritetet thanë se aeroplanët kinezë ishin duke fluturuar në lartësi prej 7.000 deri në 8.000 metrash, lartësi që zakonisht përdoret edhe nga aeroplanët e udhëtarëve.

Forcat Ajrore Malajziane thanë se aeroplanët kinezë nuk e kontaktuan qendrën e kontrollit ajror pavarësisht se disa herë u udhëzuan që të bënin një gjë të tillë, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Ministri i Jashtëm i Malajzisë, Hishammuddin Hussein, tha të martën në mbrëmje se do ta thërrasë në raportim ambasadorin kinez që ta sqarojë këtë shkelje të hapësirës ajrore dhe sovranitetit të vendit./eo

Postime të ngjashme

Sulmohet me raketa baza amerikane në Irak

Lea Muslija

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Lea Muslija

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Lea Muslija

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Lea Muslija

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...