Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Malajzia do të marrë mbi 18 milionë doza vaksinë kundër COVID-19

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Malajzisë, thuhet se vaksinat Sputnik V dhe Sinovac do të arrijnë në vend në muajin mars.

Qeveria e Malajzisë arriti marrëveshje për të siguruar 18,4 miliona doza vaksinë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga Rusia dhe Kina, transmeton Aandolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do të marrin 6,4 milionë doza vaksinë Sputnik V e prodhuar nga Instituti rus Gamaleya dhe 12 milionë doza nga vaksina kineze Sinovac. “Vaksinat të cilat do të sigurohen nga të dy shtetet do të mjaftojnë për vaksinimin e 9,2 milionë banorëve të Malajzisë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se vaksinat Sputnik V dhe Sinovac do të arrijnë në vend në muajin mars, ndërsa në muajin prill do të fillojë furnizimi i klinikave dhe spitaleve me vaksinat.

Qeveria e Malajzisë deri më tani ka nënshkruar marrëveshje për sigurimin e gjithsej 25 milionë dozë vaksinash nga firmat farmaceutike Pfizer, BioNTech dhe AstraZeneca .

Malajzia, prej fillimit të pandemisë deri më tani regjistroi 190.434 raste me COVID-19 prej të cilëve 700 persona kanë humbur jetën.

Postime të ngjashme

SHBA dëbon 24 diplomatë rusë

D V

Pashinyan merr sërish mandatin për krijimin e qeverisë së re

D V

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...