Agjencia Zhurnal.mk

Maleski: Mos pritni asgjë spektakolare nga ardhja e Varhejlit

Shkup, 15 janar – Zhurnal.mk – Ish shefi i diplomacisë Denko Maleski, në një prononcim për Plusinfo ka deklaruar se nuk duhet të pritet asgjë spektakolare nga ardhja e eurokomesarit të ri për zgjerim, Oliver Varhejli në Shkup, përcjellë Zhurnal.

Siç shprehet Maleski, të gjithë presin me shpresë për ndonjë informatë nga BE por ai vjen vetëm për t’u njoftuar me politikbërësit në vend.

“Normalisht se ne e presim eurokomesarin e ri me shpresë se do të na gëzojë me ndonjë informatë të rëndësishme, por duhet të jemi të vetëdijshëm se ai vjen në Shkup me të vetmin qëllim që të njoftohet me politikanët dhe me gjendjen në Maqedoni. Kuptohet, korniza është vendosur, e ajo është miratimi i metodologjisë së re për zgjerim të BE-së, e me përshpejtimin e proceseve mundet që së shpejti të rezultojë me marje të datës. Për çdo rast, nuk besoj se diçka të veçantë mund të sjellë vizita e Varhejli, duke patur parasysh që debati kryesor për momentin po bëhet mes vendeve anëtare të BE-së. Konsideorj se madje edhe vet Varhejli me padurim pret të shohë rezultatet nga ai debat”, është shprehur Maleski.

Në vizitën në Shkup, në agjendën e takimeve të Varhejlit janë Stevo Pendarovski, Oliver Spasovski, Bujar Osmani, Talat Xhaferi, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Varhejli nesër do të udhëtojë për në Tiranë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...