Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Malet joreale “me dëborë” në Egjipt kthehen në destinacion turistik

Imazhet e njerëzve që lëvizin në peizazhe me dëborë dhe rrëshqasin maleve të akullta nuk janë të pazakonta, por në Egjipt po.

I ndodhur në kufijtë e shkretëtirës së thatë dhe ranore të Saharasë, vendi i Lindjes së Mesme rrallë përjeton reshje dhe aq më tepër dëborë.

Këto pamje tregojnë një pikë turistike të krijuar nga përpunimi i kripës në Port Fouad, i cili shtrihet në skajin verior të Kanalit të Suezit.

Malet e kripura të Port Fouad janë bërë një atraksion turistik, pasi imazhet e njerëzve që rrëshqisnin poshtë tyre u bënë virale. Egjiptianët janë dyndur në pikën unike nga pjesë të ndryshme të vendit për të shijuar peizazhin. Disa madje përpiqen të bëjnë ski mbi to.

Fotografi egjiptian Mohamed Wardany tha për CNN se malet e kripës mund të arrihen duke marrë një udhëtim me traget përmes Kanalit të Suezit në qytetin e kripës.

Wardany thotë se fotot e tij janë pjesë e një projekti në vazhdim për të parë Egjiptin nga një këndvështrim tjetër, duke hedhur dritë mbi vendet turistike dhe të trashëgimisë, të neglizhuara në favor të atraksioneve më të dukshme si Piramidat.

Karakterizuar nga ngjyra e tyre e bardhë, e pastër dhe e ndritshme, Wardany thotë se malet i ngjajnë majave me dëborë në Polin e Veriut.

“Kripa ka veti shëruese dhe ulja mbi të ka aftësinë për të pastruar energjinë negative nga trupi”, thotë Wardany.

Fotografi rekomandon që gjatë dimrit të vizitoni Malet e Kripura për të krijuar një atmosferë të vërtetë të ftohtë.

Postime të ngjashme

Britanikut i erdhi një kartolinë nga një ‘fëmijë i panjohur’, gruaja ia shkatërroi laptopin dhe televizorin – u bë vonë kur e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë

Dafina Vidishiqi

Test psikologjik/ Ajo që shihni në fillim ju tregon se çfarë përshtypje lini tek njerëzit e tjerë

Dafina Vidishiqi

Misteri që zgjati për 25 vjet: Dy vajza shkuan në një ‘hotel të përhumbur’ dhe që atëherë nuk i ka parë askush

Dafina Vidishiqi

Është më e madhe se një fushë futbolli dhe vazhdon të rritet – një gropë në Meksikë ka “gëlltitur” një shtëpi, por edhe dy qen

Dafina Vidishiqi

Studimi: Ky është medikamenti që redukton rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital nga COVID-19

Dafina Vidishiqi

E kishte kërkuar gjithë jetën, babait i bie të fikët në mes të emisionit kur takon vajzën pas 38 vitesh

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...