Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mali i Zi, arrestohen 24 persona të dyshuar për kontrabandën e 2.5 tonëve drogë

Gjatë operacionit të koduar “Kurtha” ( “Zamka”), që u realizua në mëngjesin e së mërkurës, u arrestuan 24 persona, organizatorë dhe anëtarë të një organizate kriminale, të akuzuar për kontrabandë me sasi të mëdha marijuane që transportohej nga Shqipëria, përmes Malit të Zi dhe disa vendeve të rajonit, dhe kontrabandohej drejt Bashkimit Evropian, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

“Në hetimin e deritanishëm, duke ndërprerë rrugët e kontrabandës të përdorura nga anëtarët e këtij grupi kriminal, u gjetën dhe u konfiskuan gjysmë ton marijuanë. I njëjti grup akuzohet për kontrabandë të dy tonëve e gjysmë marijuanë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Kontrolli i policisë u krye në 30 banesa dhe u arrestuan 15 persona nga Ulqini, 7 nga Nikshiqi dhe nga një person nga Podgorica dhe Tivari.

“Në këtë operacion u angazhuan 180 oficerë policie – anëtarë të Sektorit të Policisë Speciale, Policisë Kufitare dhe të Stacionit të Ulqinit, Qendrës së Sigurisë së Tivarit, Qendrës së Sigurisë Nikshiq, Qendrës së Sigurisë Herceg Novi, Qendrës së Sigurisë së Podgoricës, etj. Nën drejtimin e Departamentit për Luftën ndaj Kontrabandës së Drogave”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Policia malazeze në mënyrë të vazhdueshme ka bllokuar sasi të dukshme të drogës, të llojit marijuanë, e cila transportohet në format më të ndryshme drejt Malit të Zi.

Zonat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë siç janë Lumi Buna, Liqeni i Shkodrës, zona e Malësisë dhe ajo e Vermoshit konsiderohen si territoret më të përshtatshme për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi dhe Europës.

Postime të ngjashme

Nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Brazil kanë humbur jetën 500.000 njerëz

D V

Derisa po hapnin bunarin gjetën një safir në Shri Lankë, më të madhin në botë – vlera e tij është rreth 100 milionë dollarë dhe peshon 510 kilogramë

D V

SHBA kundërshton thirrjen e OBSH-së për të pezulluar vaksinimin

D V

Eksperti francez: Dalja e virusit nga laboratori i Wuhan-it, plotësisht e pamundur

Z H

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...