Maqedoni

Mali i Zi, arrihet marrëveshje për koalicion qeverisës

Zhurnal Ads

Tre koalicionet opozitare në Mal të Zi, “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë”, dhe “E zeza në të bardhë” arritën marrëveshje për koalicion qeverisës. Ndonëse para zgjedhjeve kishin orientim anti-NATO dhe pro-serb e pro-rus, në marrëveshjen e koalicionit qeverisës theksohet se Qeveria e re do t’i zbatojë obligimet ndërkombëtare dhe do t’i realizojë reformat për anëtarësim sa më të shpejtë të Malit të Zi në BE. Thuhet poashtu se Qeveria e re do të përbëhet nga ekspertë dhe e njëjta do të respektojë legjislativën e vendit, por duke rishqyrtuar ligjet diskriminuese, përfshirë Ligjin për Liritë fetare. Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se BE pret nga Qeveria e re malazeze të vazhdojë reformat për integrim në BE, veçanërisht në Sundimin e ligjit. Edhe përskaj apeleve për të qëndruar në shtëpi, mbrëmë mijëra qytetarë vërshuan rrugëve të Malit të Zi, për ta shënuar fitoren e ngushtë të shpallur nga ana e opozitës. Opozita bashkë siguroi 41 nga gjithsej 81 ulëset e Kuvendit dhe kjo e bëri koalicionin pro-perëndimor “Vendosmërisht për Malin e Zi” të Presidentit, Milo Gjukanoviq ta humb pushtetin pas 30 vitesh, edhe përskaj faktit se doli subjekti i parë në zgjedhjet e së dielës.

Postime të ngjashme

Mungesa e parkingjeve, problem për Shkupin

T E

Starova: Iracionalitetin në raportet maqedono-bullgare ta tejkalojmë me shkëmbim të vlerave kulturore

admin

Shtyhet gjykimi për rastin “Monstra”, një avokate në izolim

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...