Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mali i Zi, parlamenti miraton ndryshime në ligjin mbi Liritë Fetare

Të martën në mëngjes Parlamenti i Malit të Zi miratoi ndryshime në ligjin mbi Liritë Fetare. 41 deputetë të shumicës qeverisëse votuan për miratimin e tij, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në seancë. Deputetët e koalicionit promalazez “E zeza mbi të bardhë” të Dritan Abazoviqit paraqiten disa nene të veçanta duke sugjeruar përmirësime ligjore.

Ata propozuan që në nenin 19, të shtohet paragrafi i cili ravijëzon se: “Një komunitet fetar, qendra e të cilit është jashtë vendit, është i detyruar të regjistrohet në Regjistrat e Unifikuar të Malit të Zi dhe të veprojë sipas rendit ligjor të këtij shteti”.

Ky ndryshim, sipas koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, siguron që të gjitha bashkësitë fetare të respektojnë ligjet, sovranitetin dhe integritetin territorial të Malit të Zi, por edhe të veprojnë brenda rendit juridik të unifikuar të Malit të Zi.

Këto janë ndryshimet e para të qeverisë së re malazeze, e cila vlerësohet se është nën ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe.

Mbështetës të opozitës dhe shoqatat joqeveritare protestuan të hënën dhe të martën para selisë së Parlamentit të Malit të Zi kundër ndryshimeve të Ligjit për Liritë Fetare. Pjesëmarrësit me flamujt kombëtar të Malit të Zi nga të gjitha qytetet e vendit u tubuan në Podgoricë. Ata akuzuan shumicën e re parlamentare si proserbe dhe tradhtarë të vendit.

Miratimi i ligjit për Liritë Fetare u bë në dhjetor të vitit të kaluar, duke shkaktuar incidente në parlamentin e atëhershëm si dhe duke nxitur protesta nga ana e Kishës Ortodokse Serbe gjë që rezultoi me humbjen e partisë së presidentit Milo Gjukanoviq, i cili qëndronte në pushtet prej tre dekadash.

Postime të ngjashme

Një i vdekur në protestat në Senegal kundër arrestimit të liderit opozitar

T E

A janë prekur më fort nga koronavirusi emigrantët në Gjermani?

T E

Moldavia bëhet vendi i parë evropian që merr vaksinat Covid-19 sipas skemës COVAX

T E

Presidenti i Brazilit: Boll u qatë për koronavirusin

T E

Ischinger i reagon Grenellit: Mandati juaj ka skaduar

T E

Rritja e rasteve mund ta ngufasë shëndetësinë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...