Maliqi: Kosova nuk duhet të luajë si në ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë, jemi shumë pranë një suksesi të madh

nga D. V.

Ish trajneri i grupmoshës U19 të Kosovës, Adil Maliqi, është deklaruar para ndeshjes mes Sllovenisë dhe Kosovës.

Ky takim zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45, atje ku ‘Dardanët’ synojnë pikët e plota dhe që ta vulosin kualifikimin në ‘Play Off’ të Kupës së Botës.

Në prononcimin e tij për ‘GazetaBlic Sport’, Maliqi tha se Kosova duhet të ketë kujdes nga Sllovenia, sepse është një kombëtare mirë e komponuar.

Sllovenia është një skuadër e ndërtuar prej kohësh, pra futbollistet njihen shumë mirë me njëri-tjetrin. Poashtu, është një kombëtare që pranon shumë pak gola. Kjo kombëtare shihet si shumë e rrezikshme në kundërsulm, duke na rrezikuar në formë të tillë disa herë në ndeshjen e parë, ku ishin edhe më afër fitores sesa ne. Nëse luajmë në formë të tillë, do ta kemi shumë të vështirë t’i marrim tre pikë. Shpresoj që trajneri do të ndryshojë diçka në formacion dhe poashtu mënyrën se si do t’i qasemi kundërshtarit”, tha fillimisht Maliqi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More