Agjencia Zhurnal.mk

Malisheva shfuqizon urdhëresat shtesë, kërkon heqjen e karantinës

Komuna e Malishevë ka njoftuar se ka vendosur për shfuqizimin e apo heqjen e urdhëresës për ndalesat shtesë, në kuadër të masave parandaluese dhe luftimin e përhapjes së COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës dhe se tani mbesin në fuqi vetëm vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Express.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë komuna përmes një komunikate drejtuar mediave. Në mbledhjen e Shtabit Komunal dhe Komitetit Emergjent është kërkuar që Malisheva të dal nga karantina.

“Në këtë mbledhje, ishte kërkesë unanime që Ministria e Shëndetësisë ta largoj karantinën  e vendosur për tërë territorin e Komunës së Malishevës, ndërsa lagjet apo shtëpitë e caktuara të mbahen në vëzhgim sipas situatës që mund të krijohet”, thuhet në komunikatë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...