Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Mallra kontrabandë/ Arrestohet në flagrancë një shtetas, procedohet penalisht një doganier

Zhurnal Ads

Një shtetas është arrestuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, ndërsa është proceduar penalisht dhe një doganier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë i shtetasin I. A., 54 vjeç, banues në Shishman, Kosovë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Sopot”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin e tij tip furgon u konstatuan 100 m² laminat, për të cilat nuk dispononte asnjë faturë për vendin e origjinës së tyre.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. N., 41 vjeç, banues në Tropojë, me detyrë doganier në doganën Qafë Morinë-Tropojë, pasi ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj drejtuesit të mjetit të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Merr flakë makina në ecje në Tiranë, drejtuesi shpëton pa lëndime

S.B.

Tentoi ta godiste, Halit Valteri flet pas sherrit me Gjiknurin: Kam marrë kërcënime nga ky qen bir qeni

admin

Një burrë nga Kërçova arrestohet për posedim droge

S.B.

Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme përfundon në vitin 2021

S.B.

Pamjet nga Vlora, era e fortë rrëzon pemë dhe dëmton kabinat në plazh

admin

Përcillet sot për në banesën e fundit, Kasëm Hysenbelliu, ish-drejtues i mediave

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...