Agjencia Zhurnal.mk

Maloku për Zhurnal: Minishengeni nuk është as “made in Europe” as “made in USA”

Shkup/Prishtinë, 14 nëntor, zhurnal.mk – Profesori universitar dhe kryetari i shoqatës së sociologëve të Kosovës, Fadil Maloku në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal thotë se edhe shqiptarët e Maqedonisë duhet ta refuzojnë “minishengenin” e Vuqiqit dhe të Rames.

Maloku mes tjerash shprehet se projekti i Minishengenit (si dublifikim i CEFTA-s) që s’ështe as made in Europe, e as made in USA, por kryekput Projekt dhe ide pansllave, me “kumbarët” Aleksandër Vucic dhe Edi Rama, midis shumë qëllimeve djallëzore, ka edhe këto:

“1. Ta margjinalizoj edhe më shumë Kosovën, nga mekanizmat rajonal dhe sidomos ata kontinental e global. Duke e mbajtur ate edhe më tej nën kontrollin dhe monopolin: juridik (de jure; në Preambulle të Kushtetutës serbe ende figuron Kosova pjesë integrale e Serbisë!); politik e ekonomik serb.Ta dërmoj duke e defaktorizuar; strategjikisht (ëndrra për dalje në deti ende është e gjallë, ku kanë ndryshuar vetëm metodat dhe mjetetet) dhe; ekonomikisht (duke tentuar që në emër të tregut dhe qarkullimit të lirë, të monopolizoj pasuritë mbitokësore /që ka të bëjë me turizmin/dhe ato nëntokësore. Tjetër, Shqipëria de facto dhe de jure e certifikon Serbinë, ndërkaq e margjinalizon Kosovën, duke e bërë ate “zorrë qorre” në mënyrë që shumë më lehtë të gllabëroj ekonomikisht ate dhe resurset e saja. 2 Ta dobësojë me pozicionime fillestare Kosovën në marrëveshjen finale që supozohet të arrihet me Serbinë. Tani, historia e ndodhur, ku Kosova ka pase një përvojë të hidhur me “minishengenin” e ish Jugosllavise, ku Kosova gjatë gjithë kesaj “martese” ishte; 7 herë më e pazhvilluar se sa Sllovenia; 6 herë Kroacia; 5 herë Serbia…Llogaritë plus edhe shkatërrimet e luftës së ndodhur në vitin 1999, ku me siguri ky raport me Serbinë eshtë thelluar dukshëm.. dhe do kuptohet esenca e ngurrimit dhe rezervave që duhet t’i beje Kosova, ndajë kurthes së quajtur minishengen Ballkanik!?” 3. Shqipëria s’duhet harruar që me Kosovën ka nënshkru një Marrëveshje, ku ajo merr shumë nga obligimet e mirëmbajtjes se politikes së jashtme. Ideja e minishingenit në fakt nuk eshte veç një lloj klubi debatik, ku do farkohet imazhi i rrejshem se gjëja shqiptaret “nga i gjithë rajoni do jenë të bashkuar” dhe ne një ambient të ri gjëja social, politik, ekonomik e kulturor”, potencon Maloku.

Ai mes tjerash thotë se as partitë shqiptare në Maqedoni, s’do duhej asesi të vetmuara ta pranojnë një Projekt të tille… gjithësesi; antishqiptar! Ngase, sipas tij shqiptarëve politikisht, dielli duhet t’u lind kah përëndimi (BE, USA), e jo kah lindja ( Rusia e Evroazia).

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...