Mamardashvili drejt Ligës Premier, gjiganti anglez bën gati ofertën

nga D V

Giorgi Mamardashvili pritet të largohet nga Valencia dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në Ligën Premier.

Portieri gjeorgjian ka pasur një vit të shkëlqyer në La Liga, teksa shkëlqeu edhe në Euro 2024 me Kombëtaren e Gjeorgjisë.

Liverpooli është seriozisht i interesuar për shërbimet e gjeorgjianit dhe tanimë kanë nisur kontaktet me drejtuesit e Valencias.

The Reds duan ta kenë një zëvendësues të Alisson pasi braziliani mund të largohet drejt kampionatit arab.

Marca ka raportuar se The Reds janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për transferimin e portierit.

Ndryshe në garë për shërbimet e Mamardashvilit është edhe Man City, pasi e shohin gjeorgjianin si zëvendësues të Edersonit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More