Man City është ende larg çmimit të kërkuar nga Tottenhami për Kane

Kampioni aktual i Ligës Premier, Manchester City ka si objektiv kryesor të kësaj vere sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane, por transferimi i tij ka hasur në shumë vështirësi, kryesisht shkaku i çmimit të kërkuar.

 

City ka transferuar tashmë Jack Grealish nga Aston Villa për 100 milionë funte, por Kane është dëshira kryesore e këtij afati kalimtar.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Etihad kanë hasur në vështirësi për ta transferuar yllin anglez.

City thuhet se do të duhet të përmirësojë ofertën e tyre për Kane me 50 milionë funte shtesë  nëse duan të bindin Tottenhamin për ta shitur atë.

Sipas mediumit The Mirror, kampionët e Ligës Premier nuk kanë bërë asnjë ofertë të përmirësuar që kur oferta e tyre prej 100 milionë funtesh u refuzua.

“Qytetarët” janë të gatshëm të shkojë deri në 120 milionë funte me disa bonuse tjera, por edhe kjo thuhet se nuk do të jetë e mjaftueshme për të nënshkruar me Kane nga Spurs.

Drejtuesit e Spurs janë kategorik në kërkesën e tyre prej 150 milionë funtesh për ta lënë të lirë Kane të largohet. /

Related posts

Salihamidzic ironizon me disa futbollistë të Bayernit: Janë te ne, por nuk kanë lidhje me sezonin e ri

D V

Nëna e Ronaldos tregon se çfarë i tha portugezi derisa ishte në bisedime me Manchester Cityn

D V

E vështirë që Milani të transferojë Coutinhon

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More