Man City merr fitore të madhe në udhëtim te Tottenhami

nga Xh M

Manchester City ka triumfuar 1-0 në udhëtim te Tottenhami në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 12 minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi me anë të Erling Haaland që u asistua nga Jeremy Doku.

City vazhdoi me dominimin e tyre, mirëpo Savinho lëshoi disa raste të sigurta për gol.

Keq nuk e la as Haaland, që nuk ia doli të shënonte brenda zonës së portierit.

Edhe 45 minutat e ishin të mbushur me raste, ndërsa Spurs nuk arritën t’i barazonin shifrat.

City ia doli të ruante këtë epërsi, për t’u rikthyer në top katërshe.

Pas javës së 27-të, Manchester City ka grumbulluar 47 pikë, ndërsa në xhiron e 28-të takohen me Nottinghamin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More