Man United ia cakton një çmim që askush nuk mund ta besojë kartonit të Hojlund

nga D. V.

Manchester United raportohet se i ka vendosur çmimin kartonit të sulmuesit Rasmus Hojlund.

Në verën e vitit 2023, reprezentuesi danez Hojlund, u largua nga Atalanta për t’iu bashkuar Unitedit në një marrëveshje prej 64 milionë eurosh plus tetë milionë euro të tjera në shtesa.

Pritshmëritë ishin tejet të mëdha për Hojlund pas paraqitjeve të tij në Serie A, por 22-vjeçari ka hasur në shumë vështirësi për ta dëshmuar veten në Angli.

Deri më tani, Hojlund ka arritur të realizojë 24 gola në 82 ndeshje në të gjitha garat për gjigantin anglez.

Si rezultat, e ardhmja e tij është e pasigurt teksa po i afrohemi hapjes së afatit kalimtar veror.

Gjatë ditëve të fundit, është raportuar se Unitedi tashmë madje i ka caktuar atij çmimin e kartonit për të gjitha klubet e interesuara.

Siç ka raportuar medium italian Gazzetta dello Sport, Napoli ishte i interesuar për të gjetur një marrëveshje me Unitedin për Hojlund në verë.

Megjithatë, është sugjeruar se Napoli nuk ka mundur ta përballojë kërkesën e ‘Djajve të Kuq’ për të paguar 50 milionë euro për kartonin e tij.

Unitedi do të rikthehet në aksion në Ligën Premier më datë 1 prill kur do të takohen me Nottingham Forestin në udhëtim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More