Agjencia Zhurnal.mk

Man Unitedi e do Dybalan, kontakton me familjarët e tij

Manchester Unitedi raportohet se kanë qenë në bisedime me familjarët e sulmuesit argjentinas të Juventusit, Paulo Dybalas, gjatë muajit të fundit.

Sipas gazetës së madhe italiane, Tuttosport, Manchester Unitedi e ka intensifikuar interesimin për Paulo Dybalan së fundi dhe tani është duke biseduar me familjarët e Dybalas, të cilët veprojnë edhe si menaxherë të tij, transmeton Gazeta Express.

Ky lajm vjen vetëm një javë pasi vëllai dhe menaxheri i Dybalas, Gustavo, sugjeroi se 25-vjeçari mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës. Por, kjo deklaratë ishte para se të shkarkohej trajneri Massimiliano Allegri nga pozita e trajnerit.

Gazeta italiane nxit spekulimet se këtu bëhet fjalë për një shkëmbim mes Dybalas dhe mesfushorit Paul Pogba, i cili në vitin 2016 e la Juventusin për t’u kthyer në Manchester United. Pogba së fundi mori pjesë në festën e lamtumirës së Andrea Barzaglit në Torino.

Vetë e ardhmja e Pogbës është vënë në qendër të vëmendjes gjatë kohës ë fundit, pasi që Manchester Unitedi ka dështuar të kualifikohet në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Për Dybalan është spekuluar se mund të transferohet edhe në Atletico Madrid, ku mund ta zëvendësojë Antoine Griezmannin. Francezi ka bërë të ditur se do të largohet këtë sezon nga klubi madrilen dhe ai pritet t’i bashkohet Barcelonës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...