Agjencia Zhurnal.mk

Man Unitedi vjen me ofertë marramendëse për De Ligtin

Sipas gazetës spanjolle, Sport, Manchester Unitedi i ka ofruar kapitenit të Ajaxit, Matthijs de Ligtit, një ofertë marramendëse, përshirë këtu pagë prej 14 milionë eurosh për vit, apo 270 mijë eurosh në javë.

Transferimi i shumëpritur i qendërmbrojtësi të Ajaxit,
Matthijs de Ligt, në Barcelonë është duke u vlerësuar më pak i mundur gjatë ditëve
të fundit, transmeton Gazeta Express.

Më herët ishte raportuar se De Ligti është shumë afër
arritjes së marrëveshjes me Barcelonës, ku do të bashkohej me bashkëlojtarin e
tij në Ajax, Frenkie de Jongun, i cili veçse i është bashkuar skuadrës
katalonase.

Për transferimin e mundshëm të De Ligtit në Barcelonë ishte
përfolur qysh kohë më parë, mirëpo pas sezonit të mrekullueshëm të Ajaxit,
agjenti i 19-vjeçarit, Mino Raiola, beson se oferta e Barcelonës duhet të jetë
më e mirë.

“Blaugranët” nuk po pranojnë ta ndryshojnë ofertën e tyre
dhe kjo gjë ka bërë që Manchester Unitedi t’i futet kësaj gare.

Përderisa “Djajtë e kuq” janë për momentin në një periudhë të
keqe dhe nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ata janë
klub shumë më i pasur sesa Barcelona, përkundër që këta të fundit janë më të
mirë në fushën e lojës për momentin.

Kështu, Manchester Unitedi është në gjendje t’ia ofrojë De
Ligtit kontratën që Raiola e dëshiron, prej 14 milionë eurosh në vit. Kjo pagë
do ta bënte De Ligtin njërin ndër futbollistët më të paguar në klub.

Në kontratën e tij me Manchester Unitedin do të përfshiheshin
edhe shumë bonuse, përfshirë këtu bonuse për çdo paraqitje, çdo gol e çdo
asist.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...