Man Utd fillon bisedimet zyrtare me gjigantin evropian për transferimin e Sanchos

nga D V

Jadon Sancho do të largohet nga Manchester United, pasi nuk është në planet e trajnerit Erik Ten Hag.

Djajtë e Kuq po kërkojnë një ofertë të mirë për ta lejuar largimin e sulmuesit anglez.

Paris Saint-Germain ka zhvilluar bisedimet fillestare me Manchester United në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të Jadon Sancho.

Sipas Sky Sports, kushtet personale nuk pritet të jenë problem për 24-vjeçarin, i cili është i hapur për lëvizje.

Anësori ka rifilluar stërvitjet me Djajtë e Kuq dhe ka marrë pjesë në ndeshjet parasezonale pasi u pajtua me menaxherin Erik ten Hag.

Juventus dhe Borussia Dortmund kanë shfaqur gjithashtu interes për Sancho, i cili vlerësohet në 45 milionë euro dhe diskutimet mes PSG-së dhe Man United vazhdojnë.

Megjithatë gjiganti italian dhe ai gjerman nuk është i gatshëm të paguaj këtë shumë dhe PSG po shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me anlgezin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More