Agjencia Zhurnal.mk

Man Utd ofron 55 milionë euro për Fernandesin

“Djajtë e Kuq” po planifikojnë të përforcohen në mesfushë në afatin kalimtar të janarit

Manchester United synon të jetë aktiv në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit, shkruan Gazeta Express.

“Djajtë e Kuq” po planifikojnë të përforcohen në mesfushë dhe ia kanë vënë syrin futbollistit të Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes.

Sipas mediumit “A Bola”, gjiganti britanik është i gatshëm t’i paguajë 55 milionë euro për mesfushorin portugez.

United në ofertën finale është i gatshëm t’i shtojë edhe 10 milionë euro nëse 25 vjeçari i arrin objektivat gjatë periudhës së tij në “Old Trafford”.

Klubi anglez po ashtu gjatë janarit ka paralajmëruar se do ta transferojë edhe një sulmues.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...