Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Shkëmb Manaj, ka theksuar se qytetet e Gjilanit dhe Pozharanit në Viti kanë luajtur një rol kyç në fitoren e partisë së tij në rajonin e Anamoravës dhe më gjerë në Kosovë.
Në një deklaratë të tij, Manaj ka thënë: “Gjilani dhe Pozharani i Vitisë i dhanë vulën fitores së LDK-së në Anamoravë dhe në krejt Kosovën.” Ai theksoi se mbështetja e madhe nga këto dy qytete është një dëshmi e fuqishme e besimit që qytetarët kanë në vizionin dhe angazhimin e LDK-së për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të fuqishme.
Manaj ka shprehur falënderimet për qytetarët e Gjilanit dhe Pozharanit, duke shtuar se kjo mbështetje do të vazhdojë të jetë një forcë e pandalshme për përparimin e Kosovës.