Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Manaj: U gërmuan 10 lokacione dhe u gjetën 11 mbetje trupash

Përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur kanë njoftuar sot gjatë këtij viti janë gjetur 11 mbetje mortore të trupave të vrarë gjatë luftës në Kosovë, nga 10 lokacione gjithsej, raporon Zeri.info

Në një konferencë të mbajtur për media, anëtari i këtij Komisioni, Ramë Manaj, theksoi se gjatë këtij viti në Kosovë janë zhvilluar gërmime në 9 lokacione, kurse një në Serbi, në varrezën e Kizhevakut.

“Procesi i kërkimit dhe gjetjes për të zhdukurit është i ndjeshëm dhe shumë kompleks. Në këtë periudhë, sidomos në pjesën e dytë të vitit kemi pas në terren. Kizhevaku është lokacioni i 5 ku janë gjetur mbetje. Në Kosovë këtë vit kemi pasur gërmime në 9 vende që ka rezultuar me 11 mbetje trupash”, ka thënë Manaj.

Manaj bëri të ditur se kanë pritur që BE-ja të shtojë presionin më të madh ndaj Serbisë.

“Kemi pritur që BE-ja të shtojë një presion më të madh te Serbia për të nxjerrë informacione dhe që kjo fatkeqësi të përfundojë, por kjo nuk ka ndodhur. Mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe vazhdon të jetë e madhe. Çështja e të pagjeturve është ngritur në nivelin më të lartë ndërkombëtar në Bruksel dhe marrëveshjen e Ëashingtonit”, ka thënë ai. /Zëri

Postime të ngjashme

Fitoi betejën me komunizmin, por jo atë me kancerin/ Shuhet para kohe Agustin Miraka

T E

Buxhovi: LDK’në nuk e ka themeluar Ibrahim Rugova

T E

Mësohet nëse do të vendosen nesër masa të reja anti-Covid në Kosovë

T E

Ndëroi jetë Murat Jashari, vëllai i Komandant Kumanovës

T E

Hapen zyrat ndërlidhëse për bashkëpunim Kosovë-Israel

T E

Rritet numri i të infektuarve, 568 raste pozitive dhe katër të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...