Agjencia Zhurnal.mk

Manastiri goditet nga disa tërmete, epiqendra në Greqi

Shkup, 18 nëntor, zhurnal.mk – Një seri tërmetesh me epiqendër në rajonin ndërkufitar Manastir-Lerin, në Greqinë fqinje janë regjistruar mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme.

Observatoriumi sizmik pranë Fakultetit Matematiko–Natyror në Shkup, njoftoi sot se dy prej këtyre tërmeteve janë regjistruar njëri në ora 07:41 minuta dhe tjetri gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:40.

Sipas tyre këto tërmete janë ndjerë në rajonin kufitar të Mexhitilisë, me intensitet prej katër shkallëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike dhe në rajonin e Manastirit, me intensitet prej katër shkallëve.

Tërmeti i parë sipas shkallës së Rihterit, ka qenë prej 3 shkallë dhe i dyti prej 3.3 shkallë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...