Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

“Manastiri i Deçanit i rrezikuar”, Europa Nostra i kthen përgjigje Osmanit e Kurtit

Përfshirja e Manastirit të Deçanit nga organizata Europa Nostra si “monument në rrezik”, ka nxitur reagime të shumta.

Pak ditë para se të merrej ku vendim nga Europa Nostra, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti i ishin drejtuar me një letër kësaj organizate ku kishin përmendur disa fakte se përse Manastiri i Deçanit nuk plotëson kriteret për të për të hyrë në listën e monumenteve me rrezik.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar edhe përgjigjen e organizatës Europa Nostra për presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, pak ditë para marrjes së vendimit të tyre.

Në letrën e tij presidenti i organizatës Europa Nostra thotë se i kanë shqyrtuar me kujdes pikëpamjet e Osmanit dhe Kurtit sa i përket Manastirit të Deçanit.

“Ju lutemi të keni parasysh se lista jonë e sivjetme e 7 Monumenteve më të Rrezikuara në Europë do të bëhet publike më 8 prill 2021. Dëshirojmë të kujtojmë se duke bërë publike një listë të tillë vit pas viti, Europa Nostra dhe partneri ynë, Instituti i Bankës së Investimeve Evropiane, angazhohemi të veprojmë si katalizatorë për ndryshim pozitiv dhe dialog të kthyer nga e ardhmja i cili është i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë së rrezikuar të Evropës. Në lidhje me sa u tha më lart, e vlerësojmë angazhimin tuaj të fuqishëm për të mbrojtur përparimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Kosovë, që është pjesë e trashëgimisë së përbashkët kulturore e Europës dhe Botës. Ju falënderojmë për ftesën tuaj për të organizuar një takim ku do të diskutonim mënyra për të zhvilluar bashkëpunim në të ardhmen. Shpresojmë fuqishëm që së shpejti do të bëhet e mundur të udhëtojmë sërish dhe të organizojmë një vizitë në Kosovë. Në ndërkohë, ju sugjerojmë të mbajmë një video konferencë virtuale në javët në vijim”, thuhet në letrën e Europa Nostra.

Letra e plotë:

SH.S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu
Presidente e Kosovës
SH.T. Z. Albin Kurti
Kryeministër i Kosovës
Re: 2021 Lista e 7 Monumenteve më të Rrezikuara në Europë
E nderuara znj. Presidente,
I nderuari z. Kryeministër,

Së pari na lejoni t’ju urojmë për zgjedhjen tuaj si Presidente, respektivisht Kryeministër i Kosovës. Ju urojmë çdo sukses në ushtrimin e përgjegjësive tuaja të rëndësishme në dobi të ofrimit të një të ardhmeje europiane për vendin tuaj dhe qytetarët e tij.

Ju falënderojmë për letrën tuaj të datës 18 mars, të cilën ju ia keni drejtuar Bordit të Europa Nostra si dhe Panelit Këshillëdhënës të programit tonë 7 Më të Rrezikuarat. Dëshirojmë t’ju sigurojmë se i kemi shqyrtuar me kujdes pikëpamjet tuaja sa i përket Manastirit të Deçanit i cili është pjesë e Listës së Monumenteve Botërore në Rrezik dhe i cili ka hyrë në listën tonë të ngushtë të 7 Monumenteve më të Rrezikuara në Europë për vitin 2021.

Ju lutemi të keni parasysh se lista jonë e sivjetme e 7 Monumenteve më të Rrezikuara në Europë do të bëhet publike më 8 prill 2021. Dëshirojmë të kujtojmë se duke bërë publike një listë të tillë vit pas viti, Europa Nostra dhe partneri ynë, Instituti i Bankës së Investimeve Europiane, angazhohemi të veprojmë si katalizatorë për ndryshim pozitiv dhe dialog të kthyer nga e ardhmja i cili është i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë së rrezikuar të Europës.

Në lidhje me sa u tha më lart, e vlerësojmë angazhimin tuaj të fuqishëm për të mbrojtur përparimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Kosovë, që është pjesë e trashëgimisë së përbashkët kulturore e Evropës dhe Botës. Ju falënderojmë për ftesën tuaj për të organizuar një takim ku do të diskutonim mënyra për të zhvilluar bashkëpunim në të ardhmen. Shpresojmë fuqishëm që së shpejti do të bëhet e mundur të udhëtojmë sërish dhe të organizojmë një vizitë në Kosovë. Në ndërkohë, ju sugjerojmë të mbajmë një video konferencë virtuale në javët në vijim.

Në kuadër të përkushtimit tonë të fuqishëm për mbrojtjen e duhur të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Ballkanin Perëndimor, si një komponent jetik i rrugëtimit dhe të ardhmes së tyre europiane, mirëpresim bashkëpunimin me organe publike dhe private që janë aktive në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë si dhe në të gjitha vendet e tjera në rajon.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në PDK: Djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

Dafina Vidishiqi

Kurti: Këtu bënin plane për çlirim – Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Dafina Vidishiqi

Vetëvendosje ende e pavendosur për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Dafina Vidishiqi

Milaim Zeka: 3 korriku, dita kur duhet mu kthjellë PDK-ja

Dafina Vidishiqi

Kush janë emrat që mund të marrin drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...