Agjencia Zhurnal.mk

Manastirliu: 3 studentë shqiptarë po kthehen nga Kina. Silva Bino: Duhet të qëndrojnë 2 javë në karantinë

Tiranë, 28 janar – 400 shqiptarë jetojnë në Kinë, ndërsa 60 prej tyre janë studentë. Teksa Kina po përballet këto ditë më koronavirusin, i cili ka marrë 81 jetë njerëzish, 3 studentë shqiptarë janë nisur drejt vendit tonë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha në emisionin “Real Story” se bëhet fjalë për 3 studentë që kanë studiuar në Wuhani të Kinës, një nga vatrat e këtij virusi, ku një vajzë po vjen me linjë ajrore me tranzit nga Roma, ndërsa të tjerët nga Kroacia.

“Kemi informacione për një vajzë që do të mbërrijë. Jemi të angazhuar për të marrë të gjithë kontaktet. Në raport me hyrjen e saj në Shqipëri. Ajo ka kaluar filtrin nga Kina dhe mesa di do të përshkonte rrugën e Romës, më pas në Shqipëri. Kemi dhe disa raste të tjerë. 2 raste të tjera që po kthehen dhe kanë kaluar nga Kroacia. Vijnë në rrugë tokësore, ose dhe ajrore. Jemi duke marrë informacion. Nga të dhënat që kemi nga ambasada jonë, numri i rezidentëve janë 400 në Kinë, ku 60 janë studentë. Mund të ketë dhe të tjerë studentë që janë kthyer për shkak të vitit të ri Kinez. Ne si ministri jemi të angazhuar për t’u kujdesur. Ata janë në rrugë. Janë dy skeda që janë duke u plotësuar. Njëra plotësohet në momentin kur identifikohet; skeda e pasagjerit dhe më pas skeda e shëndetit të tij. Në rastet kur nuk paraqitet problematika me shëndetin, parashikohet dhe ndiqet në dinamikë çdo rast.”, tha ministrja.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...