Manastirliu: 95% e të shtruarve në spitalet e Shqipërisë, të pavaksinuar ndaj COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu theksoi sot rëndësinë e vaksinimit antikovid, ndërsa vuri në dukje se “95% e të shtruarve në Spitalin Infektiv janë të pavaksinuar ndaj COVID-19”.

 

Manastirliu tha po ashtu se “rastet pozitive të të vaksinuarve me dy doza janë 32 herë më pak se personat e pavaksinuar”.

Ajo u bëri apel qytetarëve të vaksinohen, si mënyra më e mirë për të shpëtuar jetë.

Aktualisht, Shqipëria ka një mbulesë vaksinale me të dyja dozat, që po i afrohet shifrës 27%, ndërsa me një dozë janë vaksinuar 37% e popullsisë.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,899,172 vaksina antikovid.

Edhe muaji shtator do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim./ATSH

Related posts

SPAK i sekuestron makinën prokurorit

N E

Përfshihet nga flakët një makinë, bllokohet tuneli i Kalimashit

D V

Dy të moshuar i japin fund jetës, gjenden të varur në Shqipëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com