Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Manastirliu: COVID 4, i pajisur me aparatura dhe infrastrukturën e nevojshme

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu publikoi disa pamje nga spitali COVID 4. Ajo deklaroi në “Facebook” se gjithçka është gati në këtë spital dhe se nuk mungon asgjë për trajtimin e pacientëve të infektuar.

Ministrja u bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë mjekët në përballimin e pandemisë, duke zbatuar masat.

“ Këto pamje që shihni i përkasin spitalit COVID4, plotësisht i pajisur me aparatura dhe infrastrukturën e nevojshme. Sipas planit të përgatitur për burimet njerëzore, me prof. Krenar Lilën, prof. Arben Gjatën dhe stafin drejtues të QSUT, do të vihet në funksion spitali i ri, pjesë e përgjigjes tonë për përballimin e kësaj lufte të ashpër kundër virusit të rrezikshëm #covid19. T’u japim një dorë mjekëve e infermierëve tanë në vijën e parë të betejës,  duke mos neglizhuar rregullat në përditshmëri, #MASKA #DISTANCA↔️ #HIGJIENA për të mos lejuar virusin e rrezikshëm, të na dëmtojë njerëzit e dashur ”

Një ditë më parë, Ogerta Manastirliu tha se spitali COVID 4 është gati për t’u hapur, sapo të ezaurohen kapacitetet në tre spitalet e tjera COVID.

Postime të ngjashme

Garda e Republikës merr në mbrojtje ambasadorin e BE-së në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Rreth 923 mijë vaksinime anti-COVID në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Pastrimi i parave në Shqipëri – ekspertët e konsiderojnë shqetësim për depërtimin në ekonomi

Dafina Vidishiqi

Befason deputeti, kërkon që shteti t’i kthejë shtëpinë: Ma mori 50 vite më parë

Bekim Laçi

Meta vlerëson dy kirurgët e shquar “Nderi i Kombit”

Bekim Laçi

Mimi Kodheli mban fjalimin e fundit në Kuvend: Nuk kam bërë mrekullira, por…

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...