Manastirliu: Gati shkolla e re “Avni Rustemi” në Tepelenë, me standardet më të mira

nga D. V.

Shkolla e re “Avni Rustemi” në Tepelenë pas rikonstruksionit është gati të hapë dyert me standarde më të mira.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale pamje nga godina e përfunduar.

“Gati shkolla e re “Avni Rustemi” në Tepelenë, e cila hap dyert për nxënësit dhe mësuesit me standardet më të mira, me klasa të reja, laboratorë e terrene sportive moderne, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë së Tepelenës”, shkruan Manastirliu.

Projekti i rikonstruksionit të shkollës “Avni Rustemi” përfshiu një rinovim të plotë të objektit, duke përfshirë 14 klasa mësimore, 3 laboratorë, bibliotekë dhe ndërtimin e palestrës së re.

Përveç kësaj, shkolla “Avni Rustemi”  shërben edhe si Qendër Komunitare, duke luajtur një rol kyç në zbatimin e projekteve të ndryshme në bashkëpunim me komunitetin lokal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More