Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Manastirliu mesazh urimi për Krishtlindje: Krenare për sakrificën e mjekëve dhe infermierëve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një videomesazhi ka bërë një urim për Krishtlindje për gjithë shqiptarët, personelin mjekësor, dhe punonjësit e qendrave të përkujdesit shoqëror në gjitëh vendin.

“Gëzuar dhe një falenderim nga zemra; çdo mjeku, infermieri, laboranti, epidemiologu, urgjentisti, farmacisti, çdo sanitare, çdo shoferi, çdo punonjësi të sistemit tonë shëndetësor, që spitalet, qendrat shëndetësore, autoambulancat, i keni kthyer në shtëpi të dytë. Gëzuar Krishtlindjen, dua ti uroj çdo edukatori, kujdestari, punonjësi social, psikologu në të gjitha qendrat tona të perkujdesit social”, uron Manastirliu.

Në videomesazhin e saj, Manastirliu thotë se rruga drejt të nesërmes është e shtruar me shpresë, duke shtuar se kur të kujtojmë vështirësitë, do të shohim se forca që na shtyu përpara ishte dashura për njëri-tjetrin.

“Një ditë, kur të kthejmë kokën pas, e të kujtojmë të gjitha vështirësitë që kjo kohë na përballi, do të shohim se forca që na shtyu përpara ishte dashuria për njëri-tjetrin, për familjen, për t’ia dalë sëbashku, për të kapërcyer edhe këtë sfidë dhe për t’u ringritur edhe më të fortë. Rruga për të nesërmen është e shtruar me shpresë”, tha Manastirliu.

Postime të ngjashme

Arrihet marrëveshja! Bindet më në fund Nard Ndoka, ja në cilin qark do të kandidojë pas përplasjeve me Bashën

T E

Spitali i mori zemrën të riut shqiptar pas vdekjes/ Gjonaj bisedë me homologun spanjoll: Shikoni me prioritet letërporosinë e prokurorisë

S.B.

Presidenti Meta kthen ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit: Antikushtetues!

S.B.

Marrëveshja e Bashës me aleatët / Detaje nga dokumenti i dorëzimit në KQZ

S.B.

Presidenti Meta viziton familjen e Klodian Rashës

S.B.

Seanca më 2 mars/ Hidhet shorti në Apelin e GJKKO për gjykimin e Enkelejda Hoxhës, Edvin Priftit dhe 11 personave të tjerë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...