Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Manastirliu në Kuvend: Do të përfshijmë testet e shpejta, pandemia mos përdoret për ping-pong politik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës saj në Parlament tha se testimet janë katërfishuar dhe së shpejti do të përdoret dhe testimi i shpejtë, sipas strategjisë së vjeshtë-dimrit.

“Ne thamë dhe i qëndrojmë deri në fund që me shtimin e rasteve pas hapjes, strategjia e vjeshtë-dimrit përfshin rritjen e nurmit të testimeve, kjo ndodhi, nga Qershori deri më sot është katërfishuar numri i testeve, po përgatitemi për të rritur testimet edhe duke përfshirë tesimin e shpejtë, testin e antigenit siç quhet ndryshe”, tha Manatirliu gjatë fjalës saj ku po diskutohet për aktin normative dhe ndryshimet e reja që do të miratohen.

Duke theksuar se janë marrë masat edhe sa i takoj burimeve njerëzore, Ministrja e Shëndetësisë tha se shumë se 150 punonjës janë përfshirë në sistemin shëndetësor për të mbështetur stafet aktuale dhe për të përgatitur stafe për të shërbyer në strukturat që do të hapim, COVID3 dhe COVID4.
Gjatë fjalës saj, Manastirliu ka dhënë një përgjigjie për opozitën duke theksuar se pasi u zgjuan nga gjumi tani po bëjnë ping-pong politik me pandeminë, ndërkohë që stafet mjekësore kanë 8 muaj që rrezikojnë jetën në shërbim të qytetarëve.

“Këtu në Shqipërinë tonë të vogël pandemia po përdoret politikisht. Madje është përdorur pa ardhur ende rasti i parë në Shqipëri. Jo futboll, por ping-pong politik e kanë bërë ata që e luajnë në ato tavolinat e vogla të selive. Ndërkohë që mjekë, infermierë shërbime mbështetëse, struktura të urgjencës kombëtare, të gjithë stafet tona mjekësore kanë 8 muaj që rrezikojnë jetën në shërbim të njerëzve e këta të ngeshmit urdhërojnë të që zbatojmë 4 pikat e planit me 5 pika”, replikoi Manastirliu me opozitën.

Manastirliu nuk la pa ndarë lajmin e mirë të vlerësimit të Shqipërisë nga revista prestigjose “Thë Lancet” e cila vlerësuar vendin tonë me 70 pikë nga 100 të mundshmet duke lënë pas në rënditje vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria ka marrë 70 pikë, njësoj si Rumania pra vende të Europës dhe më shumë se vendet e Ballkanit Perëndimor. Indikatorët për të cilat sistemi shëndetësor shqiptar ka shënuar pikët më të larta janë përsa i përket trajtimit të tumorit të gjirit, të tumorit çervikal dhe uterin, trajtimit të sëmundjeve lidhur me diabetin, të tuberkulozit, trajtimit të sëmundjeve pulmonare. përsa i përket kujdesit perinatal të nënës dhe të lindjes dhe pas lindjes së fëmijës si dhe mbulimin vaksinal. Të gjitha këto janë vlerësime të rëndësishme që ne marrim jo nga studime të bëra nga organizata të paçertifikuara, jo nga grafikë të bërë me matematikë të gabuar, por nga revista prestigjoze”, tha Manastirliu.

Postime të ngjashme

Prokurorët e Hagës nisën intervistimin e komandant Adem Shehut

T E

I ftohti “pushton” Tiranën, temperaturat priten të zbresin në – 0 Gradë celsius

T E

Dëbora bllokon rrugën, banorët e fshatit Panarit të Korçës prej 14 ditësh të izoluar

T E

Presidenti Ilir Meta dekreton tri aktet e propozuara nga Kuvendi për marrëveshjen për vaksinën anticovid

S.B.

Uji nuk tërhiqet/ Në Gjorm të Kurbinit janë bllokuar kanalet kulluese

S.B.

Vasili: Qeveria bën propagandë me pandeminë, situata është emergjente

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...