Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Manastirliu në Kuvend: Sot vijnë 8190 doza të tjera vaksinash nga kontrata me Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës saj në Parlament tha se do të mbërrijnë në Shqipëri edhe 8190 dozave të tjera vaksinash, nga kontrata me Pfizer, për të vijuar procesin e vaksinimit.

“Në një luftë brrylash në tregun e madh global të vaksinave, ku me sa duket mbizotëron filozofia e më të fortit, imagjinoni çfarë përpjekjesh të jashtëzakonshme i janë dashur Shqipërisë tonë të vogël, për të siguruar një kontratë të drejtpërdrejtë me Pfizer për 500 mijë vaksina, nga e cila kanë mbërritur mbi 8 mijë doza deri më sot, dhe pritet lëvrimi i 8190 dozave të tjera sot, e kështu duke vijuar me kalendarin e ardhjes së vaksinave”, tha Manastirliu në Kuvend.

Duke u shprehur se sot Bota është e ndarë në dy kategori, vende që kanë nisur procesin e vaksinimit dhe 140 të tjera që ende nuk e kanë nisur këtë proces, Ministrja e Shëndetësisë foli për kategoritë e të vaksinuarve në vend:

“Sot ne kemi mbi 4600 jetë mjekësh, infermierësh e stafesh spitalesh më të mbrojtur, për shkak të vaksinimit. Sot kemi mbi 400 jetë të moshuarish në azile, të moshuarish mbi 80 vjeç dhe kujdestarësh, më të mbrojtura për shkak të fillimit të vaksinimit. Më lejoni gjithashtu të shpreh dhe keqardhjen më të thellë për dezinformimin që ushqeu më tej disa reagime të pajustifikueshme njerëzish publikë për vaksinimin e disa qytetarëve që ishin pjesë e këtij grupi të parë, pikë së pari se ishin mbi 80 vjeç. Vërtet janë personalitete që i bëjnë nder këtij vendi dhe shoqërisë tonë, por ama kriteri dhe vetëm kriteri i moshës u mundësoi të ishin pjesë e një procesi që filloi me të moshuarit në azile. Do të vijojë dhe me +80 vjeçarë të tjerë, sipas planit për çdo fashë të grupmoshës mbi 80 vjeç”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë foli gjithashtu për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, për Spitalin e Ri Memorial në Fier, i cili po ndërtohet me ndihmën e Republikës së Turqisë.

“Ky spital do të vendosë gurin kilometrik për ndërtimin e një mënyre krejt të re të menaxhimit spitalor në vend, që do të vlerësojë mjekët sipas punës, me modelin e autonomisë spitalore. Shumëkush mund të pyesë pse nuk e bëtë më parë? Të gjithë jemi të vetëdijshëm se në kushtet ku e gjetëm shëndetësinë, operacion i domosdoshëm ishte rindërtimi i infrastrukturës, për të kaluar më pas në një model të ri, aq shumë të nevojshëm për administrimin e spitaleve publike në vend, që bazohet në parimet e autonomisë spitalore dhe vlerësimit të performances”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Postime të ngjashme

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

Senatori amerikan nderon imamin shqiptar në Nju Jork

T E

Covid shuan familjen Cara, ndërron jetën babai, nëna dhe djali i vetëm

T E

Kush është studentja 22 -vjeçare që vdiq nga Covid 19

T E

Di Maio: Vendet skeptike të hedhin poshtë paragjykimet, duhet të nisë procesi i zgjerimit me Ballkanin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...